Vazhdojnë masakrat e ISIS në Irak, ekzekutojnë 322 persona

Duke e bërë këtë një prej ngjarjeve më makabre që prej nisjes së konfliktit të ri në Lindjen e Mesme, kur militantët e Shtetit Islamik shpallën Kalifatin.

Të hedhur në rrugë, me sytë e lidhur e të mbytur me gjakun e tyre, trupat e 43 pjestarëve të një fisi sunit u gjetën pranë qytetit Hit, në zemër të provincës Anbar. Edhe pse ata janë besimtarë të sektit sunit, të cilit pretendojnë se i përkasin edhe militantët e Shtetit Islamik, këta fatkeqë nuk janë kursyer, por janë ekzekutuar pasi janë nxjerrë më parë nga shtëpitë e tyre.

Mendohet se burrat, që ishin kryesisht pjestarë të policisë vendase, apo të milicisë që i është kundërvënë ekstremistëve, janë ekzekutuar të mërkurën e kaluar, më 29 tetor. Dëshmi ka pasur edhe për gjetjen e 70 trupave të tjerë nga i njëjti fis, sërish afër qytetit Hit, por autoritetet vendase nuk mund të konfirmonin.

Të këshilluar nga qeveria e drjetuar nga shiitët, fiset sunite në Irak janë përfshirë në luftën kundër Shtetit Islamik, për t’I dhënë fund sundimit të tij në territoret e pushtuara. Humbja e kontrollit mbi provincën Anbar, banorët e së cilës më parë kanë ndihmuar Shtetet e Bashkuara në luftën ndaj Al-Kaedës, ka dëmtuar së tepërmi qeverinë e Irakut, duke qenë se ekstremistëve do t’u hapej rruga për të përparuar drejt Bagdadit.

Ndërkohë, në Siri vazhdojnë përleshjet mes forcave qeveritare siriane dhe rebelëve që kërkojnë rrëzimin e Presidentit Bashar Al-Asad. Në një video amatore të publikuar në internet, shfaqen pamje të sulmeve ajrore të nisura nga forcat qeveritare në qytetitn sirian Idlib, duke lënduar banorët në lagjen Sirmen. Në pamje shfaqen edhe rebelë që thuhet se janë nga lëvizja Nurdein Al-Zenki që përlshen me forcat e Al-Asadit në Alepo. Sipas OKB-së, nga lufta civile në Siri mendohet se kanë humbur jetën rreth 200 000 vetë.

SHKARKO APP