Vazhdojnë tensionet/ Kina akuzon SHBA për përhapje të komploteve
Ministri i jashtëm i Kinës ka akuzuar SHBA për përhapjen e “komploteve dhe gënjeshtrave” në lidhje me koronavirusin, duke rritur tensionet midis dy kombeve.
SHBA është infektuar nga një “virus politik” që detyron disa politikanë të sulmojnë vazhdimisht Kinën, u tha gazetarëve të Dielën Wang Yi
Ai i kërkoi SHBA të ndalojë humbjen e kohës dhe të ndalojë humbjen e jetëve të çmuara, në përgjigjen e saj ndaj shpërthimit të Covid-19.
Tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit janë përshkallëzuar ndërsa virusi është përhapur.
Presidenti amerikan Donald Trump, i cili përballet me rizgjedhjen këtë vit dhe është kritikuar për trajtimin e tij të pandemisë, ka fajësuar Kinën në përpjekjet për të mbuluar shpërthimin.
Por të Dielën, Z. Wang përsëriti pohimet e Kinës se ajo kishte vepruar me përgjegjësi për të mbrojtur shëndetin publik botëror, që kur virusi u shfaq për herë të parë në dhjetor.