Vazhdon “lufta” mes Trump dhe Bezos – Amazon sfidon kontratën e Pentagonit

Ndërsa Amazon po përgatitet të kundërshtojë ligjërisht vendimin e Pentagonit për t’i dhënë Microsoft-it kontratën 10 miliardë dollarësh JEDI, duke pretenduar presion politik nga presidenti, ajo rikujton historinë e mosmarrëveshjes midis CEO Jeff Bezos dhe Donald Trump.

Mosmarrëveshja midis Trump dhe njeriut më të pasur në botë (Bezos vlen 109.1 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të Forbes) filloi në dhjetor 2015, kur kandidati i atëhershëm republikan kritikoi Bezos, duke pretenduar se ai zotëron Washington Post në mënyrë që të reduktojë taksat për ‘kompaninë e tij jo fitimprurëse’, Amazon.

Kjo shkaktoi një përgjigje sarkastike nga Bezos, i cili ofroi të dërgonte Trump në hapësirë ​​në njërën nga raketat e tij Blue Origin.

Pas një periudhe heshtjeje, Trump filloi përsëri me kritikat e tij drejt Amazon në mesin e vitit 2017, dhe deri sot presidenti nuk ka rreshtur së akuzuari Amazon dhe Drejtorin e Përgjithshëm të saj, Jeff Bezos, i cili zotëron Washington Post, një tjetër objektiv i qëndrueshëm i Trump.

Presidenti raportohet të jetë “i fiksuar” me falimentimin e Amazon: Ai ka kritikuar kompaninë për mos pagimin e mjaftueshëm të taksave dhe abuzim me Shërbimit Postar amerikan, duke pretenduar se Amazon përdor USPS si “dorëzues” të tij, i cili u kushton taksapaguesve miliarda dollarë .

Trump gjithashtu është ankuar në mënyrë të përsëritur për Washington Post për shkak të mbulimit të tij negativ ndaj tij, duke e quajtur publikimin një “makinë propagande”.

Sipas Bezos: “Është e pashmangshme që disa njerëz të fuqishëm që përjetojnë mbulimin e lajmeve nga Washington Post do të supozojnë gabimisht se unë jam armiku i tyre,” shkroi Bezos. “Presidenti Trump është një nga ata njerëz, i qartë nga tweet-et e tij të shumta.”

Amazon konfirmoi të enjten se kishte paraqitur një ankesë në Gjykatën e Shteteve të Bashkuara të Kërkesave Federale, duke treguar se ajo do të protestojë kundër vendimit të Pentagonit për dhënien e një kontratë masive për informatikë cloud Microsoft-it, në tetor. Amazon ishte konsideruar prej kohësh ndër favoritet për të fituar kontratën e Ndërmarrjes së Përbashkët të Mbrojtjes së Infrastrukturës (JEDI), e cila vlen 10 miliardë dollarë gjatë një dekade, por kjo ndryshoi pasi Presidenti Trump filloi të vinte në dyshim procesin e vlerësimit dhe rriti kritikat e tij për Amazon. Në një deklaratë të fundit, një zëdhënës nga Amazon Web Services (AWS, biznesi i ri i kompanisë) përmendi “mangësi të qarta”, “paragjykime të dukshme” dhe “ndikim politik” brenda vendimit të Pentagonit. (Forbes)

SHKARKO APP