“Vdekja e Bardhë”: Historia e spajperit që vrau 700 ushtarë rusë në 100 ditë (FOTO)
Një nga historitë më të pabesueshme të Luftës së Dimrit, ishte një ushtar finlandez me emrin Simo Häyhä. Ai u lind në vitin 1905, në qytetin e Rautjärvi, në kufirin rus. Ai ka punuar si fermer dhe si një gjuetar. Por ajo që e bën atë një ushtar legjendar, është fakti se ka vrarë më shumë se 700 ushtarë rus brenda 100 ditëve gjatë Luftës kundër Bashkimit Sovjetik nga viti 1939 deri në 1940.
Në vitin 1925, Häyhä 20-vjeçar u rekrutua nga ushtria finlandeze. Ai ishte i njohur në përgjithësi si “Garda e Bardhë”, ku luftonte kundër “Gardës së Kuqe” komuniste dhe e kundërshtonin grupet e majta gjatë Luftës të vitit 1918.
Häyhä i trajnuar në shënjestër, shkëlqente në garat me të shtëna lokale. Por kur sovjetikët pushtuan Finlandën në nëntor të vitit 1939, ai u thirr përsëri në ushtri dhe solli me vete pushkën e tij të preferuar, Mosin-Nagant.
I lindur në fshatin e vogël të Rautjärvi që atëherë ishte pjesë e Rusisë, Simo Hayha ishte një njeri mjaft normal. Ai nuk ishte shumë i gjatë apo i fuqishëm. Në vitin 1925, në moshën 19 vjeçare ai bëri shërbimin e detyrueshëm prej 350 ditësh në ushtrinë finlandeze. Ai mbeti një anëtar i Gardës Civile (shumë si Garda Kombëtare e SHBA-së). Kur ishte 33-vjeç ai kapi pushkën e tij dhe shkoi në luftë ndaj pushtimit sovjetik.
Ai u quajt “Vdekja e bardhë” nga trupat sovjetik dhe vrau jo më pak se 700 ushtarë në më pak se 100 ditë. Häyhä llogaritet që të ketë marrë gati një batalion të tërë të trupave të Ushtrisë së Kuqe nga lufta. E vetmja gjë që pengoi numrin e tij nga ngjitja më e lartë ishte fakti se lufta përfundoi në mars të vitit 1940, pas vetëm 105 ditësh. Simo kaloi javën e fundit të luftës në spital pasi u qëllua në fytyrë.
Hayha i mbijetoi luftës dhe u kthye në bujk dhe vdiq në heshtje si një pensionist në moshën 96 në vitin 2002. Pushka e tij e shërbimit, numrin serik 60974, ishte deri në vdekjen e tij në shfaqje në muzeun e Brigadës së Karelia së Veriut, dhe pastaj u zhvendos në një vend të fshehtë. Thashethemet ishin se finlandezët e varrosën bashkë me të, por kjo nuk mund të konfirmohet./Koha Jonë/
Përshtati: Redjon Shtylla

![]()
![]()

KOHA JONË SONDAZH

