Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:06 Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kaluar në lagjen nr. 6 në Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vdekja e një “gënjeshtari”, që u kthye në hero kombëtar në Kinë

Bota E shtunë, 8 Shkurt 2020 08:35
Vdekja e një “gënjeshtari”, që u kthye në hero kombëtar në Kinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas vdekjes së mjekut kinez, i cili ishte i pari që tërhoqi vëmendjen për rrezikun e virusit të ri, partia tani lëvdon “profesionalitetin” e tij. Fillimisht e pati damkosur atë si gënjeshtar. “Po, e kuptova.” Ky ka qenë me sa duket deklarimi i fundit me shkrim i Li Wenliang. Nën numrin e dosjes WuGong 2020103 Li më 3 janar 2020 u thirr në rajonin e policisë Zhongnanlu në Wuhan. Akuza kundër mjekut: Përhapje e të pavërtetave në rrjetet sociale. “Ju më 30 dhjetor 2019 në grupin WeChat të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Wuhan-it në vitin 2004 përkundër së vërtetës keni përhapur lajmin për gjoja shtatë raste SARS”, është shënuar në protokollin e marrjes në pyetje. Li Wenliang lindi më 1986 në provincën veri-lindore Liaoning. Pas studimeve shtatë vjet në mjekësi në Wuhan dhe kualifikimit si mjek okulist në Xiamen, më 2014 ai nisi punën në spitalin qendror të Wuhan-it. Një stemë e kuqe në përparësen e tij të mjekut dëshmon për antarësinë e tij në Partinë Komuniste.

“Shtatë raste me SARS” në Wuhan

Më 30 dhjetor 2019 Li postoi mesazhin në grupin WeChat të studentëve të mjekësisë, ku janë 150 anëtarë: “Shtatë raste ne SARS në tregun Huanan për prodhimet e detit dhe frutat. Të gjithë pacientët janë izoluar në reanimacion”. Dikush nga grupi e përhapi mesazhin si një screenshot në internetin kinez bashkë me emrin dhe funksionin e Li. Me këtë sipas fletëthirrjes për në polici ai kishte përmbushur veprën penale “trazim i paqes sociale”. Atë e pyetën, nëse do të heqë dorë në të ardhmen prej këtyre veprimeve dhe e kërcënuan me përndjekje penale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

I damkosur si gënjeshtar

Protokolli i marrjes në pyetje të Dr. Li nga policia. Ai dhe shtatë mjekë të tjerë në fillim të janarit u paraqitën nga shtypi i drejtuar prej shtetit si “gënjeshtarë”. Të gjithë ata kishin përhapur njoftime të pasakta për rastet e sëmundjeve në mushkëri, me qëllim, të krijojnë trazira dhe panik në popull. Ky njoftim u dha edhe në lajmet kryesore të televizionit shtetëror CCTV.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një javë më vonë Li u shtrua në spital për shkak të sëmundjes deri atëherë misterioze të mushkërive. Virusi u konstatua edhe tek disa kolegë si dhe tek prindërit e tij. Në një intervistë të fundit me revistën kineze të financave „Caixin” më 30 janar, kur ai ishte i sëmurë, Li e ritheksoi pohimin e tij. “Unë nuk përhapa të pavërteta”, thotë ai, “vetëm desh t’u tërheq vëmendjen kolegëve të mi, por nuk desha të krijoj panik.” Në postimin e tij ai kishte bashkangjitur edhe një protokoll laboratorik, sipas të cilit në rastet e konstatuara nga tregu Huanan bëhej fjalë për një virus të ngjashëm me SARS. “Në një shoqëri të shëndetshme nuk duhet të ketë vetëm një zë të vetëm”, tha Li për revistën „Caixin.”

Mund t'ju interesojë

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj...

Para 17 minutash
Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Para 34 minutash
Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dh...

Para 9 orësh

Lëvdatë postum e partisë për “vëmendjen” e Li

Në të gdhirë të së premtes (07.02) Li ndërroi jetë. Ai ishte vetëm 34 vjeç. Organizata Botërore e Shëndetësisë shkruan në twitter: “Ne jemi jashtëzakonisht të trishtuar për vdekjen e Dr. Li Wenliang. Kontributi i tij në luftën kundër virusit duhet të vlerësohet.”

Pasi Li fillimisht u paraqit si përhapës të pavërtetash, tani pas vdekjes kthesa ishte 180 gradë: Gazeta nacionaliste “Global Times”vlerëson”profesionalitetin e Li dhe vëmendjen e tij në sfondin e një epidemie kërcënuese”. Komisioni kombëtar i vrojtimit (një autoritet ri ri për luftën kundër korrupsionit i themeluar nën presidentin Xi Jinping) ka „ndërmarrë një hetim të pavarur lidhur me të gjitha pyetjet që vijnë nga popullsia në kontekstin e doktor Li”.

Qytetarët në internet e konsdierojnë atë si një hero të guximshëm kombëtar, i cili nuk iu tremb udhëheqjes dhe tha të vërtetën. Disa në Weibo nën titullin #hashtag shkruajnë “ne duam lirinë e mendimit”. Por forume të tilla sërish janë mbyllur shpejt. /DW

Etiketat e lidhura

KinëLi Wenliangmjeku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 11 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit
Para 17 minutash

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 20 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin
Para 34 minutash

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 8 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 22 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 11 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 9 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.