Vdekja e papritur e ministrit të tij, Lukashenko ndërron kuzhinierët
Vdekja e papritur e ministrit të Jashtëm bjellorus, Vladimir Makei ka shkaktuar reagim dhe panik në rangjet më të larta të zyrtarëve në Bjellorusi, pas lajmeve se ai mund të jetë helmuar.
Disa orë pas vdekjes, burime nga inteligjenca ukrainas raportuan se diplomati veteran bjellorus mund të ishte helmuar nga Kremlini, i cili kërkon të mbajë në tension Bjellorusinë dhe ta përfshijë atë drejtpërdrejt në konfliktin në Ukrainë.
Vladimir Makei ishte një ndër politikanët që nuk kishte ndikim nga Rusia dhe pretendohej se ai ishte në kontakt të fshehtë me Perëndimin në lidhje me luftën në Ukrainë
Imazhet e fundit të Makei shfaqin atë të shëndetshëm, në një aeroplan mallrash ushtarak, teksa raportohet se ai nuk vuante nga ndonjë sëmundje kronike.
Vdekja e ministrit të tij e ka tronditur presidentin bjellorus Alexander Lukashenko, i cili tani ka frikë për jetën e tij. Sipas disa mediave perëndimore, lideri bjellorus ka zëvendësuar së fundmi edhe kuzhinierët dhe shërbëtorët e tij personalë.