Vdes 16 vjeçarja e famshme Rania, vuante nga sindorma e rrallë e plakjes
Ishte një yll i TikTok dhe Youtube, por sindroma e plakjes së parakohshme i ka marr jetën 16-vjeçares Rania.
Lajmin e vdekjes së vajzës franceze e ka dhënë miku i saj në Instagram gamemixtreizeoff, me të cilin kishte realizuar një sërë videosh të suksesshme me qëllimin për të shpërdarë në rrjet shpresë dhe ndjesi pozitive.
Por sindroma shumë e rrallë e quajtur Hutchinson-Gilford, i ka marr jetën Ranias. “Lamtumirë vogëlushja ime”, shkruan ai.
Kjo patologji e rrrallë karakterizohet nga një plakje e parakohshme e qelizave të lëkurës dhe shkakton deformim në kafkë dhe kocka. Në të gjithë botën numërohen 70 raste të personave të prekur nga kjo sëmundje.
Në kujtim të Ranias ndjekësit kanë organizuar një takim në qytetin e saj të lindjes, pasditen e së shtunës. Rania kishte në TikTok 871.000 ndjekës dhe kanalin e saj në youtube numëronte 317.000 ndjekës.