Vdes gruaja, ra nga ballkoni i Katedrales

Një grua në Londër ka humbur jetën pasi u rrëzua nga ballkoni i katedrales St.Paul në Angli. Ajo u rrëzua nga një lartësi prej 30 metrash dhe u deklarua e vdekur brenda pak minutash mëngjesin e sotëm.

Katedralja u mbyll pasi shërbimet e emergjencës duhet të investigonin për incidentin. Policia ka njoftuar se rasti nuk trajtohet si i dyshimtë, por shkaqet nuk janë zbardhur akoma.

Në një njoftim u tha: “Katedralja shpreh ngushëllimet për vdekjen e një vizitoreje mëngjesin e 11 tetorit. Stafi mjekësor erdhi menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me policinë. Sot do të mbetet e mbyllur dhe të gjitha takimet janë anulluar, për tu rihapur me lutjen e mëngjesit të nesërm në 7.30.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?