Vdes nga koronavirusi miku i ngushtë i presidentit Trump
Stanley Chera, një nga njerëzit e shquar për pasuritë e patundshme në New York City dhe donatori republikan që themeloi Acown Acownitions, ka vdekur nga komplikimet që lidhen me Covid-19, ka konfirmuar një burim i afërt me Chera për CNN. Ai ka ndërruar jetë në moshën 70- vjeçare.
Chera ishte mik edhe me Presidentin Donald Trump.
Nga viti 2016 deri në vitin 2019, Chera dhuroi një total prej 402.800 dollarë për Donald J. Trump, për President Inc dhe Trump Victory, organizata të dedikuara për të mbështetur presidencën e Trump, sipas të dhënave të Komisionit Federal të Zgjedhjeve.
Chera foli për Trump në Paradën e Ditës së Veteranit në New York City në nëntorin e kaluar, duke e quajtur presidentin “mikun tim të dashur”.
Trump e quajti Chera në një tubim të vitit 2019 në Grand Rapids, Michigan, si një nga ndërtuesit më të mëdhenj dhe njerëzit më të rëndësishëm të pasurive të patundshme në botë”.
New York Post raportoi shtrimin në spital të Chera me koronavirus më 24 mars.
Trump muajin e kaluar foli për një mik i cili po luftonte me “ligësinë” e koronavirusit që po binte në gjendje kome.
Tani besohet se Chera ishte personi në fjalë që Trump ka përmendur. Faktet e sëmundjes së Chera përputhen me atë që përshkroi Trump.