Vdes nga koronavirusi shkrimtari kilian, edhe gruaja e tij rezulton pozitive me Covid-19
Shkrimtari kilian Luis Sepulveda ka ndërruar jetë nga koronavirusi në një spital në Oviedo, kanë thënë familjarë të tij.
Edhe bashkëshortja e tij, poetja e njohur Carmen Yáñez, po ashtu ka rezultuar pozitive me Covid-19. Sepulveda ishte ndër pacientët e parë me koronavirus në Spanjë.
Ai ishte i pari i infektuar me virusin vdekjeprurës në Asturias, në qytetin ku dhe jetoi, raportojnë mediat italiane.
Pas një muaj e gjysmë përpjekje, romancieri nga Kili ndërroi jetë në moshën 70 vjec. Shkrimtari i romancave filloi të ndjehej i sëmurë në 25 shkurt dhe menjëherë u diagnostikua me pneumoni akute.
Më tej, gjendja e tij nisi të përkeqësohej, deri sa fatkeqësisht humbi jetën.