Vdes një këshilltar në Piacenza nga koronavirusi

Nelio Pavesi këshilltari komunar i Piacenza ka vdekur në spital në moshën 68-vjeçare pasi ishte infektuar me koronavirus. Në ditët e kaluara ai ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë.

“Lamtumirë Nelio. Me dhimbje të madhe mora vesh për humbjen tënde, Publikisht dua të të falenderoj për impenjimin tënd dhe rolin tënd në të mirë të shoqërisë. Do më mungosh’, ka shkruar në Facebook kryebashkiakja Patricia Barbieri.

Pavesi ka qenë këshilltar nga vitet 1998 dhe 2002 për Ligën Nord dhe ishte kthyer në këshill në 2017 pas fitores së qendrës së djathtë në zgjedhjet administrative. Mjeshtër dhe docent i muzikës, pianist dhe i apasionuar i madh i muzikës, Pavesi lë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë. Ai ishte edhe sekretar i Lega Nord.

‘Vdekja e Nelio Pavesi-ka vazhduar Patrizia Barbieri- na ka tronditur shumë. Në do të vajtojmë jo vetëm humbjen e një nëpunësi politik dhe kulturor, por edhe humbjen e një miku që ka qenë gjithmonë i ndershëm dhe transparent për të shprehur mendimet dhe idetë e tij’. Kujtojmë që edhe Patrizia Barbieri është e infektuar me koronavirus.

SHKARKO APP