Vendet e Europës dhe ulja e masave drastike ndaj Covid-19

Ndonëse Europa është më e goditur si kontinent nga pandemia e Covid-19, vendet kanë filluar me kujdes të lehtësojnë masat e tyre të izolimit, pasi shkalla e infeksionit të virusit po bie ngadalë. Dyqanet e vogla do të hapen në Austri dhe Republikën e Çekisë, dhe me 15 prill shkollat në Danimarkë do të rihapen.

Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, tha se nëse vazhdon tendenca aktuale pozitive, mund të ketë “një kthim gradual të normalitetit” pas festës së Pashkëve. Edhe në vendet më të prekura nga koronavirusi, ka arsye për optimizëm. Raportet në Itali tregojnë se kufizimet mund të lehtësohen më 4 maj.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se vendi mund të jetë duke kaluar më të keqen e shpërthimit të pandemisë.

SHKARKO APP