Vendi i parë për cilësinë e jetës, afër me ne

Mbipesha dhe depresioni po rriten në mbarë globin. Kryeqyteti danez kap majat e listës së qyteteve më të shëndetshme dhe më të lumtura në botë. Nuk ka të bëjë vetëm me rrugët e shtruara mirë, por me krijimin e bashkësive të shëndetshme sociale dhe të kënaqura.

Ndërsa Kopenhageni ka një politikë shumë të mirë shëndetësore, sidomos gjatë këtyre 10 viteve të fundit, e kjo u arrit me vetëm 6 nisma. Promovimi i shëndetit në jetën e përditshme është i pari.

Autoritetet janë të kujdesshme me taksat, një e tillë e vendosur vite më parë mbi gjalpin dhe proshutën vendase u konsiderua si tejet e ekzagjeruar dhe u hoq në vitin 2012.

Kopenhageni ofron gjithashtu klinika falas të trajtimit të stresit për këdo që ka nevojë për të. Nismat e tjera përfshijnë vëmendjen e njëjtë për shëndetin mendor dhe fizik, por edhe trajtimin e pabarazive.

SHKARKO APP