Vendi në flakë, presidenti i Burkina Faso: Do rri në pushtet edhe një vit!
Përleshjet e dhunshme me policinë mendohet se kanë shkaktuar deri tani 30 të vdekur. Protestuesit kërkojnë të ndalojnë votimin parlamentar, që do t’i mundësonte presidentit Compaore të garojë për mandatin e pestë.
Protestat e nisur të enjten kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, por duket se presidenti i Burkina Faso nuk ka ndërmend të largohet nga pushteti. Ajo që ka nxehur më shumë protestuesit ka qenë deklarata e Compaore, i cili tha se do të rrijë në pushtet edhe një vit, pasi lajmëroi krijimin e qeverisë për daljen nga kriza.
Krijimi i një qeverie teknike njoftua nga shefi i ushtrisë, gjeneral Honoré Traore, i cili tha se “do të ketë konsultime me të gjitha palët”.
Ai gjithashtu deklaroi shpërbërjen e parlamentit. Presidenti Compaore është në pushtet prej vitit 1987/