“Vendi nuk ka më para, është paralizuar tregu”

 

Kujtim VANI

 “Kemi humbur dy muaj me këto negociata dhe në thelb vendi nuk ka marrë para. Domethënë, aty ku po kërkonim të marrim para pa memorandum, përfundimisht morën një shtesë të memorandumit, pa para. Dhe ky është thelbi”, deklaroi zëdhënësi i Demokracisë së Re, Kostas Karagunis, duke folur në televizionin Mega Channel. Dhe shtoi: “Ne kishim një plan konkret, ashtu siç kishim dy vitet e fundit”. Karagunis nënvizoi se vendi nuk ka më para. “Po mbahet me paratë që lamë ne, por i mbaruan këto para, nuk kemi një plan realist për ditën tjetër, ndërsa është paralizuar tregu dhe kemi pasoja negative në ekonominë reale”, theksoi zëdhënësi i Demokracisë së Re.

Swiss Digital Desktop Reklama

… Ka ende mjaft punë për të bërë deklaron Eurozona duke iu referuar telekonferencës për Greqinë e cila përfundoj dje

Swiss Digital Mobile Reklama

Kishim një telekonferencë mbi procesin që po zhvillohet dhe arritëm në konkluzionin se ka ende mjaft punë për të bërë, edhe në nivel teknik, në Athinë dhe në Bruksel, deklaroi një burim i eurozonës për telekonferencën e grupit të punës së zonës së euros, që u zhvillua të mërkurën pasdite. Sipas të njëjtit burim, kjo punë është e domosdoshme “me qëllim që të arrijmë në një marrëveshje të kompletuar dhe një listë totale masash që do të përbëjë bazën për një perspektivë me kredibilitet që do të hapë rrugën për një përfundim të suksesshëm të inspektimit “.

…Ndërsa pala greke e ka vlersuar si një hapa konvergimi me Eurogrupin rezultatine telekonferencës së Euro Working Group, ku merrte pjesë edhe ministri I financave të Greqisë Janis Varufaqis. Sipas burimeve të ministrisë së financave, në telekonferencë pala greke prezantoi një tekst të pasuruar që bazohet në propozimet që ishin paraqitur disa ditë më parë dhe nuk përmban masa shtesë. “Ekziston një konvergim i gjerë në negociatat”, thekson një zyrtar i lartë i ministrisë së financave. Burimi ndërkaq, shtoi se ekzistojnë edhe mospajtime të mëdha, për çështje që promovon pala greke dhe që kreditorët nuk i pranojnë. Grafiku zyrtar parashikon që takimi i ardhshëm i Eurogrupit do të mbahet më 24 prill, ndërsa të mërkurën e ardhshme do të ketë një mbëedhje të re të Euro Working Group. Por kjo nuk do të thotë se grafiku nuk mund të ndryshojë, në varësi të zhvillimeve në nivel të negociatave.

… “Financial Times” publikon listën e reformave për Greqinë

Masa që parashikohet të sjellin të ardhura buxhetore në 2015, nga 4,7 deri në 6,1 miliardë euro, përmban lista e re prej 26 faqesh që u ka dorëzuar qeveria greke kreditorëve, sipas gazetës Financial Times. Paralelisht parashikohen shpenzime të reja me vlerë 1,1 miliardë euro – kryesisht për shkak të dhënies së pensionit të 13-të. Sipas burimeve qeveritare, rezultati përfundimtar do të jetë rritja e suficitit primar nga 1,9% deri në 2,7% dhe përfundimisht të arrijë në 3,1% deri 3,9% të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm (PPB). Shënohet se pa masat e reja, suficiti primar do të ishte i nivelit 1,2%. Sa i përket PPB-së, parashikohet që sivjet të rritet me 1,4% dhe 2,9% në 2016, ndërsa papunësia pritet të ulet sivjet në 23,4% dhe vitin e ardhshëm 21,8%.

Lista e masave për të ardhurat shtesë përfshin:

– Intensifikimin e kontrollit për transaksionet jashtë Greqisë dhe kompanitë offshore (synohen të ardhura nga 725 deri 875 milionë euro)

– Luftim i kontrabandës së karburanteve, duhanit dhe pijeve alkoolike (250 deri 400 euro)

– Forcimin e legjislacionit për transaksionet brenda kompanive (40-60 milionë euro)

– Vendosjen e lotarisë për të stimuluar grumbullimin e faturave fiskale (270-600 milionë euro)

– Luftimi i mashtrimit tatimor në pagesën e TVSH-së (350-420 milionë euro)

– Përmirësim i aparatit të vjeljes së taksave (225-235 milionë euro)

– Rregullim i i ri për 100 këstet në shlyerjen e detyrimeve ndaj shtetit (300-400 milionë euro)

– Masa të ndryshme për rritjen e të ardhurave tatimore (414-450 milionë euro)

– Vendosje e taksës për reklamat televizive (50-70 milionë euro)

– Forcim i taksës së luksit për automjetet e mëdha, skafet dhe pishinat (20 milionë euro)

– Rishikim i Kodit të Tatimit të të ardhurave me heqjen e lehtësimeve tatimore (300-400 milionë euro)

– Luftim i evazionit fiskal nga profesionistët e lirë dhe biznesve personale (20-30 milionë euro)

– Stimuj për shlyerjen e detyrimeve që kanë rezultuar pas kontrolleve tatimore me të ardhura 100-200 milionë euro. Gjobat dhe kamatat do të ulen me 35-50% për gjithë sa do të pranojnë pagesën e gjithë shumës pa iu drejtuar proceseve gjyqësore

– Të ardhura nga veprimtari kulturore (5-10 milionë euro)

– Licensim i batit në internet (125-175 milionë euro)

– Tendere publike për dhënien e licensave mediave radio televizive (350-380 milionë euro).

… Qeveria: Do t’iu përgjigjemi në kohë detyrimeve ndaj FMN-së

Nuk ka asnjë gjasë që Greqia të mos iu përgjigjet detyrimeve të veta ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) më 9 prill, i deklaroi agjencisë Reuters zëdhënësi i qeverisë Gavril Sakelaridis. Sakelaridis tha se ecuria e negociatave e ka mbuluar distancën dhe është krijuar një terren i përbashkët, ndërsa shtoi se ditët e ardhshme do të bëhet një specifikim i mëtejshëm dhe së shpejti do të ketë një përfundim pozitiv në takimin e Eurogrupit që do të ratifikojë marrëveshjen. Më herët, ministri i brendshëm, Nikos Voutsis, në intervistë për revistën gjermane “Der Spiegel”, kishte deklaruar që nëse më 9 prill nuk na jepen para, do të paguajmë më përpara pagat dhe pensionet në Greqi dhe më pas do të kërkojmë nga partnerët tanë konsensus dhe mirëkuptim që nuk do të paguajmë në kohë 450 milionë eurot për FMN.

… KE: “Asnjë koment” për vizitën e z.Tsipras në Moskë

 “Asnjë koment” për vizitën e kryeministrit grek Alsksis Tsipras në Moskë, deklaroi në Bruksel zëdhënësja e Komisionit Europian. Zëdhënësja Mina Andreeva, e ftuar të komentojë vizitën që do të realizojë në Moskë zoti Tsipras, u përgjigj se në bashkimin Europian ekziston liria e shprehjes dhe shtoi: “Nuk kam asnjë koment për çfarëdo vizite të autoriteteve greke në Rusi”. Përndryshe, Andreeva citoi një deklaratë të komisionerit për financat, Pierre Moscovici, i cili, në një intervistë për gazetën portugeze “Diario Economico”, nënvizoi: “Nuk e kuptoj se përse nuk duhet të takohet zoti Tsipras me zotin Putin. Është e qartë se Rusia nuk përbën alternativë për Greqinë. Vendi i Greqisë është në eurozonë dhe nuk ka arsye për shqetësim”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?