Vendi që është në prag të valës së katërt të Covid-19

Teksa pikëpyetjet janë të shumta për ecurinë e Covid-19. Shumë shpejt, një valë e katërt e Covid-19 mund të godasë Hong Kong-un, sipas ekspertëve të shëndetit publik në vendin aziatik.

Hong Kong-u ka qenë shumë i suksesshëm në parandalimin e Covid-19, me vetëm 1400 raste të konfirmuara dhe 7 viktima deri në qershor.

Zyrtarët thanë se valën e tretë e kanë kaluar në fillim të korrikut, me rastet që u pesëfishuan dhe numri i viktimave i kaloi 100 për 3 muaj.

Qyteti është në prag të valës së katërt e shkaktuar nga rastet lokale që nuk gjurmohen dot, udhëtarët nga jashtë dhe afrimi i sezonit të gripit. Qyteti me 7,5 milionë banorë ka liruar masat shtrënguese dhe ekspertët janë të shqetësuar për rritjen e rasteve nga lirimi i lëvizjes së udhëtimit.

SHKARKO APP