Vendim ekstrem i ministrit: Tregtarëve të drogës do t’u priten këmbët nëse kapen
Vendim ekstrem mund të konsiderohet ai që ka marrë ministri i Brendshëm i Turqisë Sulejman Soylu, sipas të cilit, tregtarëve të drogës do t’u thyhen këmbët nëse kapen duke e bërë një gjë të tillë.
Por, menjëherë ai ka marrë kritika të mëdha nga Shoqata Turke për të Drejtat e Njeriut.
“Nëse një tregtar është pranë një shkolle, policia ka për detyrë të thyejë këmbën e tij. Bëni dhe më fajësoni, edhe nëse kushton pesë, 10, 20 vjet në burg, ne do ta paguajmë”, është shprehur ministri Soylu.
Ai tha se konfiskimi nga forcat e sigurisë të 20 ton heroinë në vitin 2017, e ka kthyer në një vit rekord për trafik droge në Turqi.
Sipas tij, Turqia duhet të luftojë kundër tregtarëve të drogës ashtu siç lufton Partinë Rebele të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

