Vendimi i grupit të OKB-së mbi ndalimet arbitrare dhe transferimin e paligjshëm të gylenistëve

Gjashtë shtetasit turq të arrestuar në Kosovë dhe të dëbuar në Turqi në mars 2018, u dënuan me 56 vjet dhe 7 muaj e gjysmë burgim në total. Gjykatat në Turqi, shumicës prej tyre iu shqiptuan nga 8 vjet burgim, kurse njërit, Mustafa Erdem, drejtori i përgjithshëm i institucionit “Gulistan” në Kosovë, më 5 qershor iu shqiptua dënim prej 15 vjetësh, shkruan Botapress.info

Rikojtojme se në mars të vitit 2018, me kërkesë të autoriteteve turke, autoritetet kosovare patën arrestuar dhe dëbuar për në Turqi shtetasit turq. Dëbimi i tyre është thënë se është bërë përmes një aksioni të koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova. Ankaraja dyshon se ata janë anëtarë të organizatës “Hizmet”, të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen. Këtë të fundit, autoritetet turke e fajësojnë për një përpjekje për grusht-shtet në Turqi në vitin 2016, kurse institucioni “Gulistan” konsiderohet i tij. Pesë prej shtetasve turq të dëbuar ishin punonjës të shkollës “Mehmet Akif”, që operon në kuadër të “Gulistanit” në Kosovë, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk.

Komisioni Hetimor Parlamentar i Kuvendit të Kosovës në shkurt të vitit 2019 pati identifikuar 31 shkelje ligjore gjatë procesit të arrestimit dhe dëbimit nga Kosova të 6 shtetasve turq, në mars të vitit 2018. Njeriun që e arrestuan gabimisht e dënuan me më shumë se 8 vjet burgim. Njëri nga të dënuarit në këtë rast është Hasan Husein Gunakan, i cili u arrestua gabimisht në vend të Hasan Demir, por pavarësisht kësaj, ai u akuzua dhe dënua më 28 janar të këtij viti. Edhe organizata ndërkombëtare, Nordic Monitor, në një publikim të datës 23 korrik të këtij viti, pretendon se në rastin e gjashtë shtetasve turq që i dëboi Kosova, kishte akuza të fabrikuara. Sipas kësaj organizate edhe në rastin dëbimit të shtetaseve turq nga Kosova, rol të rëndësishëm ka luajtur Ambasada e Turqisë në Prishtinë, shkruan Botapress.info

Askush nuk e mori përgjegjësinë për operacionin në Prishtinë. Kuvendi i Kosovës formoi Komision hetimor parlamentar për operacionin e dëbimit. Në fund u konstatuan 31 shkelje ligjore që kanë ndodhur gjatë procesit të arrestimit dhe dëbimit.Për shkeljet më të mëdha akuzohej Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe Policia e Kosovës. Ish-anëtari i Komisionit parlamentar që hetoi këtë proces, Sami Kurteshi, shprehet i dëshpëruar që asnjë person nuk mori përgjegjësi penale për këtë rast./Botapress.info/

Disa nxënës të kolegjit “Mehmet Akif” protestojnë kundër deportimit të mësuesve të tyre nga Kosova për në Turqi. Prishtinë, 29 mars, 2018.

Heshtja e institucioneve të drejtësisë:

Më 4 korrik të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës deklaroi për Radion Evropa e Lirë se “janë marrë në pyetje dëshmitarë, si dhe një numër mjaft i madh i të dyshuarve”. Hetimet për këtë rast nisën më 2018. Por, të kontaktuar sërish dhe të pyetur nëse kanë përfunduar hetimet dhe se në çfarë faze është rasti, Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje. Vitin e kaluar, ky institucion kishte bërë të ditur se Inspektorati Policor i Kosovës kishte ngritur kallëzim penal ndaj 22 zyrtarëve policorë në lidhje me këtë rast. Shkelje të të drejtave të njeriut dhe konventave ndërkombëtare në rastin e dëbimit të shtetaseve turq, kishte gjetur edhe institucioni i Avokatit të Popullit./Botapress.info/

Në një raport për rastin, ky institucion kishte konstatuar se veprimet e ndërmarra nga institucionet e Kosovës ishin në kundërshtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Por, pavarësisht krejt rezultateve dhe nisjes së hetimeve për këtë rast, të vetmet veprime që u ndërmorën, ishte shkarkimi i asokohe drejtorit të AKI-së, Driton Gashi dhe ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj. Shkarkimi i tyre ndodhi vetëm pak kohë pas operacionit të dëbimit dhe vendimin e mori, atëbotë is kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Në vitin 2018, familjet e gjashtë shtetasve turq, ngritën padi ndaj Qeverisë së Kosovës për dëbimin e familjarëve të tyre.

Vendimi i Grupit të Punës së OKB-së mbi Ndalimet Arbitrare lidhur me ndalimin arbitrar dhe transferimin e paligjshëm të Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya dhe Cihan Özkan

Në këtë kontekst, Grupi i Punës i bën thirrje (a) Qeverisë së Turqisë t’i lirojë menjëherë të gjashtë individët; dhe (b) qeverive të Turqisë dhe Kosovës t’i akordojnë viktimave të drejtën e zbatueshme të kompensimit dhe dëmshpërblimit, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Në kontekstin aktual të pandemisë globale COVID-19 dhe rrezikut të koronavirusit në institucionet e burgimit apo paraburgimit, Grupi i Punës i bën thirrje Qeverisë së Turqisë të ndërmarrë veprime urgjente për lirimin e të gjashtë individëve.

Në raportin e tij, Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës konkludoi se me dëbimin e gjashtë shtetasve turq autoritetet shkelën dispozitat e mëposhtme të legjislacionit të brendshëm dhe të drejtës ndërkombëtare të aplikueshme në Kosovë:

Anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar morën në pyetje disa nga aktorët kryesorë të përfshirë në këtë rast dhe zgjatja e mandatit të tij nga 15 prilli në 15 maj 2019 i mundësoi Komisionit t’i paraqiste Kuvendit të Kosovës përfundimet e mëposhtme:

Disa zyrtarë policorë nuk kanë informuar shtetasit turq për të drejtat e tyre për mbrojtje ligjore dhe për të kontaktuar anëtar të familjes. Ky mosnjoftim paraqet shkelje të Kodit Nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, neni 13, par. 1; dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 29, par. 2 dhe 3.

Gjashtë shtetasve turq nuk iu ofrua këshillim dhe përfaqësim juridik, gjë që paraqet shkelje të Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2014 për Kthimin e të Huajve me Qëndrim të Paligjshëm në Republikën e Kosovës, neni 12, par. 6.

Zyrtarët policorë vendosën që të lehtësohej kontrollimi kufitar në rastin e gjashtë shtetasve turq, edhe pse nuk plotësoheshin kushtet ligjore për lehtësim të tillë, të përcaktuara me nenin 16, par. 1 dhe 2 të Ligjit për Kontrollin e Kufirit Shtetëror.

Duke i paraqitur Ministrisë së Infrastrukturës të dhëna të rrejshme lidhur me numrin e pasagjerëve dhe qellimin e fluturimit, kompania ajrore Birlesik Insaat ka shkelur Rregulloren (MI) Nr. 02/2015 për Aprovimin e Fluturimeve Charter dhe Taxi JoHPEA, neni 10, par. 1.

Duke mos nxjerrë vendim përfundimtar lidhur me aplikimin e z. Osman Karakaya për vazhdimin e lejeqëndrimit, DShAM-ja ka shkelur nenin 44, par. 1 të Ligjit për të Huajt.

Duke mos marrë masat e duhura, deri në ditën e dëbimit, për të njoftuar shtetasit turq lidhur me revokimin e lejeqëndrimeve të tyre, DShAM-ja e ka bërë të pamundur që ata të kontestonin këto revokime. Kjo paraqet shkelje të nenit 108, par. 3 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative.

Duke qenë se të gjithë prej gjashtë shtetasve turq jetonin në Republikën e Kosovës me anëtarë të ngushtë të familjes, dëbimi i tyre përpara ushtrimit të së drejtës së ankimimit, paraqet shkelje të së drejtës për respektimin e jetës familjare, sipas nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenit 36, par. 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lexuar bashkë me nenin 13 të Konventës dhe nenin 32 të Kushtetutës (shih Ekspertizën, f. 61–63).

Duke mos informuar Prokurorinë e Shtetit lidhur me dyshimin që gjashtë shtetasit turq po kryenin apo kishin kryer vepër penale, AKI-ja ka shkelur nenin 25, par. 2 të Ligjit për AKI. /Bota Press/

LINKU

NJOFTIM-PER-SHTYP (2)

SHKARKO APP