Vendimi për rastin Brown, protesta në SHBA

Qyteti ku ndodhi vrasja që prej të hënës, kur gjykata dha vendimin është përfshirë nga protesta të dhunshme. Situata është parë si një mundësi e mirë për ata që mediat amerikane i quajnë “oportunistë”. Të fshehur mes protestuesve ata shfrytëzuan situatën për të grabitur dhjetra dyqane.
 
2200 trupa të Gardës Kombëtare janë zhvendosur në Ferguson për të parandaluar aktet e vandalizmit dhe vjedhjeve. 18-vjeçari me ngjyrë, Michael Brown u qëllua 12 herë nga oficeri i policisë, Darren Wilson. Për avokatët e familjes Broën, Wilson ka qëlluar pa qenë i kërcënuar prej adoleshentit, por vetë oficeri thotë se para se të shkrepte armën ka patur një përleshje fizike me të riun. “Kam ndërgjegjje të pastër. Bëra ashtu siç duhet detyrën time”, deklaroi ai për rrjetin televiziv amerikan, ABC News. Ndërkohë, nga Çikago presidenti Obama pasi dënoi dhunën e protestuesve, e cila tha ai, nuk ka asnjë justifikim dhe shtoi se i ka kërkuar kryeprokurorit Eric Holder që të bëhet gjithçka për të rikthyer besimin e amerikanëve tek drejtësia. 
“Rasti në fjalë nuk është problem vetëm për Fergusonin, është një problem mbarëamerikan. Në komunitetin me ngjyrë ka një perceptim se ligjet nuk janë të barabarta për të gjithë amerikanët”, tha Obama. 
Top Channel 
 

SHKARKO APP