Vendoset data për hapjen e shkollave në Greqi

Në Greqi shkollat do të hapen më 14 shtator. Lajmi është bërë i ditur sot nga ministrja e Arsimit Niki Kerameos dhe ministri i Brendshëm Takis Theodorikakos, në prani të zëdhënësit të qeverisë Stelios Petsas në një konferencë për shtyp.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit hapja e shkollave në vendin fqinj u shty dhe kështu zilja e parë do të bjerë më 14 shtator.

Kerameos bëri një referencë të gjerë për masat që janë marrë tashmë dhe përgatitjen që është bërë për funksionimin e sigurt të shkollave dhe vuri në dukje se nëse është e nevojshme, do të merren masa më të rrepta ose masa më fleksibël.

Swiss Digital Desktop Reklama

Masat përfshijnë: Përdorimin e një maske të detyrueshme në të gjitha ambientet e brendshme dhe transportin e studentëve; Maska do të jetë falas në shkollat ​​publike dhe private; Nuk ka kampionate shkollore, etj…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?