FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Venezuela lejon varrosjen e pilotit terrorist, sulmoi godinën e qeverisë

Autoritetet venezueliane kanë lejuar varrosjen  e një oficeri rebel të policisë, i cili u vra nga forcat e sigurisë.

Oscar Pérez u emërtua si një “terrorist” nga qeveria pasi ai hodhi granata në ndërtesat e qeverisë nga një helikopter të cilin e kishte vjedhur qershorin e viti të kaluar.

Ai më pas u arratis por u gjurmua nga autoritetet dhe u vra pas një rrethimi nëntë orësh në afërsi të kryeqytetit  Caracas, më 15 janar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm dy të afërm u lejuan të merrnin pjesë në ceremoninë e  varrimit mëngjesin e së dielës, 21 janar 2018.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet fillimisht refuzuan t’u  japin trupin e pajetë anëtarëve  të familjes, duke krijuar konfuzion nëse funerali do të lejohej të ndodhte.

Por trupi  i Perez më pas u dorëzua dhe u varros në një varrezë në kryeqytetin Caracas.

Pérez kishte qenë anëtar i policisë forenzike, e  njohur si CICPC, për 15 vjet përpara se të bëhej njeriu më i përfolur në Venezuelë.

Ai arriti të shmangë forcat e sigurisë për gati shtatë muaj, dhe bëri të paktën një paraqitje në një protestë opozitare ku njerëzit brohorisnin përkrah tij dhe bënin foto me të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?