Venizelos: Ligjvënësit do jenë në gjendje të shmangin zgjedhjet

Ligjvënësit greke do jenë në gjendje të shmangin zgjedhjet e parakohshme duke votuar për presidentin e ri. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm grek Evangelos Venizelos nga Berlini, deklaroi se bashkë me kryeministrin po bëjnë përpjekje për ta miratuar kreun e shtetit sa më parë.

Zëvendëskryeministri grek dhe ministri i Jashtëm Evangelos Venizelos është shfaqur optimist në Berlin, duke deklaruar se ligjvënësit grekë do të jenë në gjendje të zgjedhin presidentin e vendit dhe për rjedhojë të shmangin zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.

“Kryeministri dhe unë, si udhëheqës të dy partive qeveritare, kemi vendosur të përshpejtojmë procesin e zgjedhjes së presidentit të ri nëpërmjet parlamentit,” tha Venizelos në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier. Ai shtoi se kushtetuta greke kërkon një shumicë prej dy të tretave në raundin e parë dhe të dytë të zgjedhjeve dhe një shumicë prej tre të pestat në raundin e tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raundi i tretë do të mbahet më 29 dhjetor dhe ne shpresojmë dhe besojmë se ndjenja e detyrës dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve greke do të na lejojë të zgjedhim presidentin e ri për të shmangur zgjedhjet e reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurse homologu i tij gjerman Steinmeier tha se përparimi i bërë në Greqi duhet të vazhdojë. Ai shtoi se për një fillim të ri në Greqi duhet që vendi të jetë i unifikuar dhe politika gjithashtu. Greqia do të zgjedhë presidentitn në tre raunde, më 17 , 23 dhe 29 dhjetor. Kryeminsitri i vendit Antonis Samras dekalroi se nesë ky votim dështon, Greqia do të mbajë zgjedhje të parakohëshme parlamentare në muajin janar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?