Venizelos: Në Shkup jo vetëm problemi me emrin, por edhe raportet midis shqiptarëve dhe maqedonasve …

Ai këtë deklaroi në një intervistë për gazetën “Real”, ku shtoi se Greqia do të shprehë qëndrimin e saj si në NATO ashtu edhe në BE se ekziston problemi me emrin, por pas tij ekzistojnë edhe problemet e tjera. “Ku do të shkojmë në BE dhe NATO ne do të themi se ekziston problemi me emrin, por pas tij qëndrojnë edhe çështjet dhe problemet me demokracinë, me të drejtat e njeriut, sundimin e së drejtës, çështjen e marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe maqedonas si dhe raporte midis qeverisë dhe opozitës”, deklaroi Venizelos.

Ai ka theksuar se nuk ka ndonjë propozim të ri të emrit nga ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic.  Venizelos gjithashtu ka fajësuar Shkupin se nuk po bën hapa vendimtar lidhur me gjetjen e një zgjidhje për emrin. “Nuk do të ketë përparim, për shkak se nuk ka lëvizje nga pala tjetër”, deklaroi shefi i diplomacisë greke. 

SHKARKO APP