Veprimi i së moshuarës bëhet hit në rrjet, shet viçin dhe paratë i dërgon për të prekurit nga tërmeti
Jo vetëm shtetet, por edhe vetë qytetarët e thjeshtë po japin kontribut për të prekurit nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri.
Një e moshuar, ndonëse në kushte të vështira ekonomike, shiti viçin e saj dhe paratë e fituara i dërgoi në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti në provincën Akyaka. 70-vjeçarja fitoi rreth 13 mijë lira, ose rreth 740 mijë lekë, të cilat i dhuroi të gjitha.
Sipas informacioneve më të fundit sa i përket të vdekurve, Recep Tayyip Erdogan, ka konfirmuar se 16.170 janë regjistruar vetëm në territorin e Turqisë.
KOHA JONË SONDAZH

