Vetëm sot zbulohet shuma marramendëse e funeralit të monarkes Elizabeth II, qeveria britanike do paguajë…
Qeverisë britanike i ka kushtuar një shumë marramendëse funerali i monarkes Elizabeth II. Funerali i Mbretëreshës dhe ngjarjet e lidhura me to i kushtuan qeverisë rreth 162 milionë paund, komunikoi sot Thesari.
Funerali shtetëror, i mbajtur më 19 shtator 2022, pasoi një periudhë zie kombëtare. Gjatë asaj kohe qindra mijëra njerëz vizituan Westminsterin ku arkivoli i monarkes qëndroi për disa ditë.
Kostot më të mëdha u mbuluan nga Home Office (74 milion £) dhe Departamenti i Kulturës, Medias dhe Sportit (57 milion £). Kostot e vlerësuara, të publikuara nga Thesari, lidhen me funeralin e Mbretëreshës dhe ngjarje të tjera të lidhura, duke përfshirë varrimin.
Kostot e vlerësuara përfshijnë:
Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport – 57.42 milion £
Departamenti i Transportit – £ 2,565 milion
Zyra e Jashtme, Commonwealth & Development – 2.096 milion £
Home Office – 73.68 milion £
Ministria e Mbrojtjes – £ 2,890 milion
Zyra e Irlandës së Veriut – 2.134 milion £
Qeveria Skoceze – 18,756 milion £
Qeveria e Uellsit – 2.202 milion £
Gjithsej – 161.743 milion £