Vetëvrasja, “zgjidhja” e grave Jezide për t’u shpëtuar dhunimeve të ISIS’it
Jilan, një 19 vjeçare, ka kryer vetëvrasje për t’u ndarë nga grupi i qindra e mijëra grave të fisit Jezid në veri të Irakut, territor i kthyer në një zonë të skllavërisë seksuale nga ana e xhihadistëve të organizatës ISIS.
Fati i saj fatal është ngritur nga organizata Amnesty International. Kjo organizatë ka alarmuar për këtë tragjedi të fisit Jezid, minoritet kurdofolës i konsideruar si heretik nga ana e grupit ekstremist sunit.
Jilan ishte kidnapuar gjatë ofensivës të muajit gusht në regjionin e Sinjar-it, që llogaritet si djepi i këtij komuniteti. Ajo u gjend në mesin e “qindra apo mijëra” grave të cilat ishin ndarë nga burrat e tyre ku pastaj ato janë “martuar me forcë, janë shitur ose dhuruar luftëtarëve apo simpatizuesve të Shtetit Islamik”, konstaton Amnesty International.
“Një ditë, na janë ofruar veshje që ngjajnë në kostume për vallëzim dhe na është thënë që të pastrohemi para se t’i veshim ato”, njëra prej vajzave që kishte fatin e njëjtë si Jilan, dhe që deklaron se “ajo e ka kryer vetëvrasjen në banjo”.
“Jilan preu kyçet e saj në duar si dhe vari veten”. Ajo ishte shumë e bukur. Unë mendoj se ajo ishte në dijeni se do të rrëmbehet nga një burrë dhe kjo është arsyeja që ajo vrau veten”, shtoi ajo.
Një numër i madh i këtyre “skllevërve seksuale janë fëmijët, vajza të moshës nga 14, 15 vjeçare ose akoma më të reja”, konfirmon Donatella Rovera zyrtare e Amnesty e cila ka intervistuar 40 ish-të robëruarat.
Xhihadistët e Shtetit Islamik “kanë shkatërruar jetët tona”, denoncon Randa 16 vjeçare, e dhunuar nga ana e një burri dy herë më i vjetër se ajo.
“Është me të vërtetë e dhimbshme çfarë na kanë bërë mua dhe familjes sime”.
Një tjetër e robëruar i tregoi organizatës Amnesty se ajo dhe motra e saj kishin vendosur të vetëvriteshin gjatë natës për t’i ikur martesës me forcë, por dy gra tjera u zgjuan nga zhurma që ne krijuam dhe të cilat parandaluan kryerjen e aktit tonë.
“Kemi lidhur nga një shall përreth qafës sonë dhe çdo njëra prej neve kemi tërhequr shallin e tjetrës aq fort sa mundeshim, deri sa jemi alivanosur”, ka deklaruar Wafa, 27 vjeçare.
Damkimi
Sipas Z. Rovera, “pasojat fizike dhe psikologjike si dhe vuajtjet e tmerrshme që këto gra kanë përjetuar janë te përmasave katastrofale”.
“Një numër i tyre janë torturuar dhe trajtuar sikurse kafshët. Edhe pse një numër i tyre kanë arritur që të arratisen ato vazhdojnë të jenë thellësisht të traumatizuara”, tha Rovera.
Vrasjet, torturat, përdhunimet si dhe kidnapimet e kryera nga ana e Shtetit Islamik ndaj fisit Jezid paraqesin një “spastrim etnik”, konfirmon Amnesty.
Shteti Islamik është duke i shumëfishuar abuzimet në këtë regjion të kontrolluar nga ana e tyre në Siri, ku janë prezent që prej vitit 2013, si dhe në Irak, ku kanë nisur një ofensive të madhe në muajin qershor. Xhihadistët e këtij grupi përkrahin me kënaqësi këtë dhunë duke postuar në internet videot e ekzekutimit me këputje të kokës si dhe me kryqëzime.
Në botim e numrit të muajit tetor, gazeta propagandistike Dabiq mburrej me arritjen e rivendosjes së skllavërisë, duke i ofruar si një mall te luftës luftëtarëve, gratë dhe fëmijët e fisit Jezid.
Gazeta Dabiq shpjegon se “Njerëzit e Librit” (ndjekësit e feve monoteiste si të krishterëve dhe hebrenjve) mund t’i ikin këtij fati duke paguar një taksë ose duke u konvertuar, por një përjashtim i tillë nuk vlen për fisin Jezid, të cilët theksojnë origjinën e besimit të tyre nga Mazdeismi (feudualistë me origjinë nga Irani i lashtë) e themeluar në Iran para 4 mijë viteve.
Traumatizmi i shkaktuar ndaj grave i minimizuar në skllavërim është përkeqësuar edhe më shumë pas përvojës ku këto gra kishin shikuar asgjësimin e anëtarëve të familjes së tyre, me qindra burra të vrarë si dhe nga turpi që i ndjek pas përdhunimit.
“Kur iu parashtroni pyetjen (femrave që kanë arritur të arratisen), ato kur ose shumë rrallë e pohojnë se janë përdhunuar seksualisht. Për t’i thënë gjerat troç, ato kanë frikë se mos vriten nga ana e vet fisit të tyre”, ka shpjeguar në tetor për AFP-në, Hanaa Edwar, mbrojtëse irakiane e të drejtave të njeriut.
“Shumë dëm i madhe është shkaktuar. Duhet filluar me një fushatë të gjerë mbështetëse psikiatrike, për t’iu dalë në ndihmë këtyre viktimave”, ka deklaruar ajo. /kallxo.com/