VIDEO +18/ Dalin pamjet tmerrshme të sulmit ndaj studentëve, bomba e hedhur nga avioni u merr jetën 30 të rinjve

Këto xhirime tregojnë momentin kur një bombë e hedhur nga avionët ushtarakë i merr jetën 30 kadetëve të një shkolle ushtarake në Tripoli. 33 të tjerë mbetën të plagosur.

Momenti i goditjes me bombë u xhirua nga kamerat e sigurisë. Sulmi ndodhi të shtunën në shkollën e mesme ushtarake në jug të kryeqytetit të Libisë, që ndodhet nën kontrollin e qeverisë së Fajez al-Serrazhit, që njihet nga Kombet e Bashkuara.

Kadetët janë të moshave nga 12-19 vjeç. Autoritetet në Tripoli akuzuan forcat e gjeneralit rebel Kalifa Haftar për sulmin. Megjithatë rebelët nuk e kanë marrë përsipër këtë sulm.

Forcat e Haftarit po përpiqen prej Prillit të kaluar të pushtojnë Tripolin, të cilin po e mbajnë të rrethuar. 280 civilë dhe mbi 2 mijë luftëtarë kanë humbur jetën nga këto beteja, kryesisht në jug të kryeqytetit.

Parlamenti turk miratoi më 2 Janar planin për dërgimin e trupave në ndihmë të qeverisë libiane kundër milicisë së Haftarit, me mision 1-vjeçar.

Publikohen pamjet tragjike të sulmit ndaj studentëve

SHKARKO APP