VIDEO/ Dalin prova të reja, BBC: Francezët ”u tallën”, ata i lanë emigrantët që të vdisnin

Gjithmonë e më shumë prova po dalin në dritë se rojet bregdetare franceze nuk i janë përgjigjur siç duhet thirrjeve për ndihmë të një varke me 33 emigrantë që po mbytej në La Mansh nëntorin e kaluar.

“BBC” shkruan se vetëm dy persona i mbijetuan fatkeqësisë. Transkriptet e thirrjeve të emergjencës të bëra ekipeve franceze, të cilat “BBC” ka arritur ti shohë, tregojnë se emigrantëve të dëshpëruar u ishte thënë vazhdimisht që të telefononin rojet bregdetare britanike, pavarësisht se kur kërkuan fillimisht ndihmë, ata ishin në ujërat franceze.

Një hetim i policisë franceze, i publikuar nga gazeta Le Monde, lë të kuptohet se rojet bregdetare të Francës nuk dërguan kurrë ndihmë në vendngjarje, ndonëse patën një kërkesë specifike nga Britania e Madhe për ta bërë një gjë të tillë.

“BBC” ka mbledhur gjithashtu dëshmi se një gomone varkë u kthye në top ping-pongu mes dy shteteve që ia kalonin ate njëra-tjetrës vetëm pak ditë përpara fatkeqësisë në La Mansh.

Në njërën prej bisedave, një operator madje dëgjohet duke u tallur pas ndërprerjes së linjës, duke thënë: “Epo mirë, nuk mund të më dëgjosh, nuk do të shpëtohesh”, ka thënë operatori. “Këmbët e mia janë në ujë”, tha një emigrant. Operatori tha edhe se: “Se mos të kërkova unë që të largohesh”.

SHKARKO APP