Video/ Dhunohet nga punëdhënësi, vajza emigrante bën apel mes lotëve për ndihmë
Një vajzë e cila punon në Arabinë Saudite pretendoi se po keqtrajtohej dhe po dhunohej seksualisht nga punëdhënësi i saj.
Vajza e cila ka emigruar nga Bangladeshi për të punuar në Arabinë Saudite postoi një video në rrjetet sociale ku shpjegoi se si ajo po trajtohej.
Ajo pretendon se prej 15 ditësh ndodhet e izoluar dhe pa ngrënë, madje tregon dhe shenjat e mbetura nga dhuna e ushtruar.
Gjithashtu ajo bëri apel për ndihmë nga autoritetet për ta shpëtuar.
Një përfaqësues i një organizate jofitimprurëse në Bangladesh deklaron se vajza jeton ende e izoluar dhe telefoni i saj është konfiskuar.
Autoritetet po merren me zgjidhjen e çështjes ndërkohë që Ministri i Punëve të Jashtme të Banghladeshit deklaron se qeveria e tij nuk do të ndalojë askënd që dëshiron të punojë në Arabinë Saudite.