Video/ Ditëlindja më e keqe e bankierit

30 vjetori i lindjes nuk i ka shkuar mirë një bankieri rus i cili tentoi një akrobaci të çmendur ku mbeti i plagosur.

Ky është momenti kur Dimitry Prigorodov kaloi përmes një dritareje për tu hedhur në pishinën që ishte poshtë saj, por fatkeqësish ai u përplas me barrierën prej xhami që e rrethonte.

Për 30 vjetorin e tij, ai mori me qera një sallë të madhe me pishinë brenda. Ai shkoi në dhomën ngjitur për të provuar një hedhje spektakolare ku kërkoi që të kalonte dritaren e më pas të përfundonte në pishinë.

Por hedhja nuk i shkoi ashtu siç e kishte llogaritur ku u përplas me barrierën prej xhami fillimisht e më pas përfundoi në ujë.

Si pasojë e kësaj akrobacie, Dimitry pësoi këputje ligamentesh, mavijosje të gjoksit duke iu nënshtruar 2 operacioneve.

/Ora News

 

SHKARKO APP