VIDEO/ Emocionuese, policët shpërthejnë në lot duke mbrojtur protestuesit në Katalonjë
Pjesëtarë të policisë lokale katalanase shpërthyen në lot ndërsa ruanin protestuesit në qytetin e vogël të Vielha në kufi me Francën, mes skenave të dhunës në të gjithë rajonin.
Gjatë dhunës ndërsa policia spanjolle, kanë qëlluar plumba gome dhe ka përdorur shkopinj në përpjekje për t’i ndaluar ata që votojnë në një referendum të pavarësisë. Dëshmitarët thonë se policia është vërejtur duke goditur dhe duke tërhequr njerëzit nga vendet e votimeve.
Por anëtarët e Mossos d’Esquadra, policia lokale, kanë lëvizur për të mbrojtur qytetarët nga dhuna. Pamjet nga qyteti i vogël tregojnë katalanasit duke brohoritur pas një rreshti të oficerëve, ndërsa dy prej tyre nuk mund të ndalnin lotët.