VIDEO epike/ Thyen karantinën, arrestohet berberi dhe klientët e tij

Të gjesh një berber në këto ditë karantine është diçka shumë e vështirë. Por edhe ata që e gjejnë një të tillë, e pësojnë.

Në Turqi, disa persona janë arrestuar nga policia pasi kishin përshtatur ambiente si berberhane.

Muajin e kaluar, autoritetet në vend mbyllën sallonet e bukurisë, si një nga masat e para për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, sipas të dhënave më të fundit, Turqia ka 42,282 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe 908 të vdekur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duhet thënë se dhe në vendin tonë një nga shqetësimet më të mëdha të qytetarëve, është pikërisht se kur do të hapen parukeritë dhe qendrat e kujdesit, por qeveria e ka bërë të qartë se ato do te jenë në listën e bizneseve që hapen të fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?