FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Goditet grupi i fuqishëm i trafikut të drogës, dhjetëra të arrestuar

Një operacion i madh antidrogë ka çuar në pranga dhjetëra persona, ndërsa policia ka shkatërruar një grup të trafiku të lëndëve narkotike. Operacioni është bërë gjatë natës në Terni, Itali dhe në të kanë marrë pjesë 150 punonjës policie.

Përveç arrestimeve, janë sekuestruar edhe dhjetëra kilogramë lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, shkruan SYRI.net.

Në këtë aksion kanë marrë pjesë policë të Kuesturës së Rumës, Peruxhia, Viterbos, Arezzos dhe Reparti i Parandalimit të Krimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas asaj që shkruajnë mediat e vendit fqinj, gjatë këtij operacioni është shkatërruar komplet një grup i trafikut të drogës, ku bënin pjesë, shqiptarë, italianë, tunizian dhe peruanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata bënin një xhiro të trafikut të drogës, prej mijëra eurosh, duke shitur lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, si kokainë, heroinë, hashash, marijuanë dhe droga sintetike.

Droga zakonisht blihej tek shqiptarët dhe më pas shpërndahej për konsumatorët. Pritet që në orët në vazhdim policia italiane të japë detaje të shumta në lidhje me këtë aksion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?