Video/ Hawaii, llava “gëlltit” 30 shtëpi, evakuohen 200 mijë banorë, pamje të xhiruara nga lart
Një çarje e re e tokës ka ndodhur në ishullin e Hawaii. Llava dhe hiri kanë arritur lartësinë deri në 70 cm, ndërsa lumi I magmës ka shkatërruar banesat dhe pyjet.
Rreth 200 mijë banorë janë evakuuar, kjo për shkak edhe të përqendrimit të squfurit në atmosferë, shumë i dëmshëm për njeriun.
Deri tani 30 shtëpi janë përfshirë nga llava, por fatmirësisht nuk ka të vdekur apo të plagosur.
Ditë më parë shpërthimi i vullkanit Kilauea u pasua nga një seri lëkundjesh tërmeti në të gjithë zonën përreth Pahoa, në ishullin Grande.

KOHA JONË SONDAZH

