VIDEO/ Hiri i të vdekurve shpërndahet në ajër me dron
Një ”modë” e re ka pushtuar Britaninë e Madhe. Një ish-pilot i Forcave Ajrore Britanike ka nisur një biznes të çuditshëm, por fitimprurës. Ka të bëjë me shpërndarjen me dron në ajër të hirit të personave të vdekur.
Christopher Mace, themelues i kompanisë “Aerial Ashes”, thotë se është frymëzuar në këtë biznes ngaqë përhapte në det hirin e shokëve të ushtrisë.
Për momentin, shërbimi ofrohet vetëm në një zonë të kufizuar në Anglinë qendrore, por plani është që të zgjerohet në të gjithë ishullin, pas partneritetit me shtëpinë funerale “A.W. Lymn”. “Përhapja e hirit në ajër duket spektakolare dhe është një kujtim i mirë për familjet”, thotë Mace për BBC.