VIDEO hit në rrjet/ Familja e varfër nga Azerbajxhani merr jorganët dhe niset drejt Turqisë: Do ndihmojmë vëllezërit tanë
Nuk mjafton mundësia, nëse nuk e bën me zemër. Kjo shprehje gjen vend me aktin shumë emocionues dhe tregon zemërgjerësinë e një familje të varfër.
Server Basirli, një qytetar i varfër nga Azerbajxhani është solidarizuar me momentet e vështira që po kalon Turqia. Ai është bërë viral në mediat sociale për zemërgjerësinë e tij, edhe se nuk ka mundësi ekonomike. Basirli ngarkoi jorganët në automjetin e tij dhe u nis për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi.
“Ne e dimë shumë mirë se çfarë është të jesh i pastrehë dhe të humbasësh të afërmit në të ftohtët e dimrit. Veshjet i dërguam si ndihmë për t’i ngrohur përtej mundësive tona”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

