VIDEO/ Kaos në Lojërat Olimpike, Argjentina barazon kundër Marokut. Organizatorët thonë se ndeshja s’ka përfunduar

Argjentina dhe Maroku barazuan 2-2 pas 106 minutave lojë, në nisjen e Lojërave Olimpike në Francë. Dueli u karakterizua nga protesta, teksa arbitri akordoi 15 minuta shtesë, ndërsa nuk e mbylli ndeshjen dhe një minutë më vonë Medina barazoi për Argjentinën 2-2.

Pas golit pati protesta dhe fishekzjarre, teksa tifozët e Marokut u futën në fushë dhe ia dolën të ndërprisnin ndeshjen. Edhe faqja e Olimpiadës e quan një ndeshje të pezulluar dhe pritet që ekipet të dalin në fushë për të luajtur katër minutat e mbetura.

Gjyqtari suedez Nyberg nuk ka mbyllur ndeshjen pas goli të Medina në minutën e 106-të, por thjesht e ka pezulluar atë duke çuar lojtarët në dhomat e zhveshjeve. Shkak janë bërë fishekzjarrët dhe shishet që kanë fluturuar në shenjë proteste nga tifozët marokenë.

SHKARKO APP