Video/ Kur Vuçiç vendoste në Beograd pllakën me emrin e kriminelit Mlladiç, që u dënua sot me burgim të përjetshëm

Komandanti i ushtrisë serbe në Republika Srpska, Ratko Mlladiç, të cilit sot iu konfirmua burgimi i përjetshëm – nën akuzën për gjenocid, krim kundër njerëzimit, edhe sot konsiderohet si “legjendë” nga politikanë në Serbi.

E një prej tyre është edhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ishte filmuar duke vendosur në ndërtesën e televizionit serb B92, pllakën me emrin e Ratko Mlladiçit.

Në këtë pllakë shkruante “Bulevardi Ratko Mlladiç”, duke u mburrur dhe konsideruar si figurë të rëndësishme në historinë e Serbisë, pavarësisht që e tërë bota ia kishte vënë nofkën e “Kasapit të Bosnjës”, duke kryer krime të tmerrshme mbi civilët në qytete të ndryshme të Bosnjës – përfshirë edhe Srebrenicën ku mijëra civilë u masakruan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamjet e këtij momenti ishin filmuar në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, duke u bërë kryelajm i mediave botërore. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2019, dy vite pasi ai ishte shpallur fajtor nga Tribunali i Hagës.

Swiss Digital Mobile Reklama
Aleksandar Vučić lepi tablu bulevar Ratka Mladića na zgradu B92

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?