VIDEO/ Kuvendi kthehet si ”ring”, deputetët rrihen me njëri-tjetrin

Jemi mësuar me tensionet në Kuvendin e Shqipërisë, por në Sierra Leone të Afrikës kërcet edhe dajaku. Kuvendi ditën e djeshme u kthye në një “ring” pas përplasjes së deputetëve me njëri-tjetrin.

Një ndryshim i propozuar në sistemin zgjedhor që do të lejonte përfaqësimin proporcional në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, duket se ka “ndezur” gjakrat.

Në rrjetet sociale, po qarkullon një video ku deputetët shihen duke hedhur karrige dhe duke u përplasur me shkelma dhe grushta në Kuvend me njëri-tjetrin.

SHKARKO APP