VIDEO/ Ministrja bie keq në tokë gjatë konferencë për shtyp

Një incident i rëndë ndodhi gjatë një konference për shtyp në Suedi. Ministrja e re e Shëndetësisë, Elisabeth Lann, humbi ndjenjat para mediave gjatë një konference për shtyp. Ngjarja ndodhi vetëm pak minuta pas fillimit të prezantimit të panelit, kur Lann u rrëzua papritur në tokë, duke përplasur kokën.

Të pranishmit reaguan menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke thirrur shërbimet mjekësore. Fatmirësisht, në një njoftim zyrtar të mëvonshëm u konfirmua se gjendja shëndetësore e ministres është e qëndrueshme dhe se ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Elisabeth Lann mori detyrën si Ministre e Shëndetësisë vetëm një ditë më parë, të martën, pas dorëheqjes së papritur të paraardhësit të saj, Ako Ankarberg Johansson.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?