VIDEO/ Momente tmerri! Po ngjisnin ajsbergun kur…

Të eksplorosh ndonjëherë është edhe shumë e rrezikshme.

Kjo ka ndodhur me dy të tillë në Arktikë teksa ajsbergu ku po ngjiteshin u fundos në ujë.

Eksploruesit Mike Horn dhe Fred Roux po ngjisnin një ajsberg në afërsi të Polit të Veriut kur ajo u përmbys.

Në një video të publikuar në rrjete sociale nga njëri prej protagonistëve, është fiksuar momenti kur ajsbergu rrotullohet dhe rrezikon së tepërmi jetën e eksploruesve.

“Unë kam 30 vite që eksploroj nëpër det. Kam bërë shumë aventura të rrezikshme gjatë këtyre viteve, ku natyrisht kam pasur dhe mjaft aksidente, por kjo që na ndodhi në Svalbard ishte më e tmerrshmja. Unë dhe miku im Fred jemi duke e lënë pas krahëve incidentin. Në fund të fundit e rëndësishme është të kthehemi gjallë në shtëpi”, ka rrëfyer pas ngjarjes Horn.

Ja momenti:

UN ICEBERG SE RETOURNE PENDANT QUE JE L’ESCALADE 😱 (l’eau est un peu froide)

SHKARKO APP