VIDEO/ Moti i keq përfshin Kroacinë, alarm i kuq në Adriatik. Në Greqi dhe Shqipëri…
Pas Italisë, moti i keq ka përfshirë edhe Kroacinë, ndërsa është lëshuar alarmi i kuq për të gjithë pjesën bregdetare të shtetit ballkanik.
Sipas mediave vendase, priten erëra të forta deri 130 kilometra në orë, kryesisht në det të hapur.
Për këtë arsye, meteorologët presin që forca e detit të jetë mbi 5 ballë.
Reshje të dendura shiu do të përfshijnë edhe Shqipërinë dhe më tej Greqinë gjatë orëve të natës midis së dielës dhe të hënës.
Sipas të dhënave të Observatorit Kombëtar të Athinës, reshje të mëdha shiu dhe stuhi priten në orët e natës së të dielës deri në orët e para të mëngjesit të së hënës fillimisht në pjesën perëndimore që përfshin brigjet e Jonit dhe gradualisht drejt lindjes, duke prekur pjesën më të madhe të Greqisë.
Në zonat malore priten reshje dëbore.