VIDEO nga tragjedia në SHBA, momenti kur policia qëllon për vdekje terroristin

Ky është momenti kur policët amerikanë  qëlluan për vdekje me armë zjarri, burrin që vrau nëntë persona në Ohio dhe plagosi 27 tjerë.

Vrasësi i identifikuar si Connor Betts, 24-vjeç, qëlloi me armë në një zonë të frekuentuar në Dayton, Ohio.

Shefi i policisë së Dayton, Richard Biehl, ka deklaruar se zyrtarët policorë që po patrullonin në Oregon pak minuta para se të mbylleshin lokalet e natës, filluan të vrapojnë në drejtim të personit që kishte shtënë mbi qytetarët me një pushkë automatike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zyrtarëve policorë nuk u janë dashur më shumë se 20 sekonda që ta lokalizojnë dhe neutralizojnë personin që shtinte mbi njerëzit me pushkë automatike”, tha Biehl.

Swiss Digital Mobile Reklama

4- vjeçari Connor Betts ishte armatosur me një mori karikatorësh e veshje antiplumb.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në harkun e 30 sekondave rreth orës 1 të mëngjesit të 4 gushtit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?