VIDEO/ Pamjet e vrasjes së liderit separatist pro-rus në Ukrainë

Janë publikuar pamjet e vrasjes me eksploziv të separatistit pro-rus, Aleksandre Zakharçenko. Ai u vra më 31 gusht në një shpërthim të ndodhur në një kafene në qendër të Donetskut, një prej bastioneve rebele në lindje të Ukrainës.

Pamjet tregojnë momentin kur rojet hyjnë fillimisht në lokal dhe pas tyre edhe Zakharçenko. Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar për ngjarjen dhe ka bërë përgjegjëse Ukrainën. “U bëjmë thirrje autoriteteve në Kiev të heqin dorë nga zgjedhja e metodave terroriste për zgjidhjen e problemeve të brendshme të Ukrainës. Shpresojmë se politikanë të përgjegjshëm ukrainas do të gjejnë forcë për të penguar partinë e luftës dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfrontimit në Donbas”, thuhet ndër të tjera në reagim.

SHKARKO APP