VIDEO/ Pasi i kundërshtoi, policia arreston dhe spërkat me gaz lotsjellës 9-vjeçaren
Një 9-vjeçare në SHBA është spërkatur me gaz lotsjellës nga policia, pasi ajo refuzonte të largohej nga shtëpia e saj.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në New York dhe të shumtak anë qenë reagimet që janë ngritur nga qytetarët.
Ngjarja ka ndodhur, pas një njoftimi për dhunë në familje, teksa policia po bëntë shoqërimin në komisariat të një çifti bashkëshortësh, policia mori vajzën e tyre për ta dërguar tek një psikologe.
Por 9-vjeçarja nuk dëshironte të largohej dhe këmbëngulte që të qëndronte në shtëpi. Të gjendur në këto kushte, policia spërkati me gaz lotsjellës vogëlushen në mënyrë që ta qetësonte dhe neutralizonte. Qytetarët amerikanë kanë reaguar kundër një veprimi të tillë dhe ndaj oficerëve është nisur një hetim.