VIDEO/ “Përgjaket” vigjilja e Krishtlindjeve në Napoli, dhjetëra të rinj thyejnë karantinën dhe zihen brutalisht në rrugë

Një përleshje masive ka ndodhur në rrugën Herculaneum, në provincën e Napolit, ku dhjetra të rinj u rrahën brutalisht midis tyre. Ngjarja u filmua nga banorët e pallateve përreth, ndërkohë që nuk dihen shkaqet se pse ndodhi kjo zënkë masive në vigjilje të Krishtlindjeve.

“Është një turp, këta idiotë kanë shkatërruar magjinë e Krishtlindjes. Ne do të kapim imazhet e tyre, do t’i gjurmojmë dhe do t’i ndëshkojmë. Ajo që ndodhi nuk mund të mbetet pa faj. Protagonistët e atyre skenave të brutalitetit dhe dhunës nuk janë njerëz të mirë, por kriminelë të cilët do të ndëshkohen”, kështu u shpreh kryetari i bashkisë së Ercolano (Napolit), Ciro Buonajuto, duke komentuar atë që ndodhi natën e kaluar në qytetin e tij.

YouTube player

SHKARKO APP