Video/ Princesha e Spanjës sherr në publik me mbretëreshën, nuk e lë të fotografohet me vajzat
Fëmijët janë lumturi dhe kur vjen puna te dashuria nëna e do gjithë dashurinë për vete. Kështu do ta cilësonim një situatë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim Princeshën e Spanjës.
Gjithçka ka ndodhur në Majorca ku Mbretëreshë Sofia ka marrë dy mbesat e saj për të pozuar për fotografët teksa ndodheshin në katedralen Palma.
Princeshë Letizia është regjistruar në një moment tensioni me Mbretëreshë Sofian të cilës i është përpjekur t’ia heqë dorën nga supi i së bijës.
Sic shihet dhe nga video vajza e madhe Leonor i heq me forcë duart e të dyjave, duke u bezdisur nga një veprim i tillë.
Në video shihet ku drejt tyre afrohet Mbreti Felipe VI ndërsa babai i tij, ish-mbreti i Spanjës Juan Carlos i sheh por nuk reagon.
Deri më tani nuk dihet arsyeja e vërtetë e këtij veprimi jo shumë i hijshëm në një ambient publik duke ditur se janë edhe në qendër të vëmendjes.
KOHA JONË SONDAZH

