Video që po “thyen internetin”. Trump duke ushqyer peshkun

Presidenti amerikan, Donald Trump u fotografua duke hedhur një pako me ushqim për peshqit në një liqen, me një gjest dukshëm padurimi, gjatë vizitës në Japoni.

Presidenti amerikan dhe kryeministri japonez, Shinzo Abe po hidhnin copëza ushqimi në liqen mbi peshqit e grumbulluar.

Por, Trump ka humbur dukshëm durimin me këtë metodë dhe ka zbrazur të gjithë pakon me ushqim, nën vështrimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.

Qëndrimi i tij ka ngjallur kritika dhe tallje në Twitter, ku shumë prej tyre kanë nënvizuar se nuk ishte e shëndetshme për peshqit të gëlltisnin aq shumë ushqim në të njëjtën kohë.

“Trump nuk arrin të ushqejë as peshqit në mënyrë korrekte”,- u shpreh një përdorues interneti në Twitter./atsh/

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=yAaFzb0sG3s” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP