Video/ Rusi, provokojnë ariun me motoslitë, reagimi i kafshës është pothuajse vdekjeprurës

Video që po shihni është xhiruar në Curili, një arkipelag me 60 ishuj që gjendet mes ekstremit veri-lindor japonez tw Hakkoido dhe gadishullit rus të Kamchatka.
Disa burra në bordin e një motorrslite kanë ndjekur një ari, ndoshta i sapo zgjuar nga gjumi i tij letargjik. Kafsha i cili është rrethuar nga dy motor slitat ka ndaluar vrapimin dhe është përpjekur të sulmojë një nga dy burrat, ky i fundit ka shpëtuar për një fije nga putra e tij.

Videoja e publikuar në Youtube, ka ngjallur polemika në rrjetet sociale mes përdoruesve të internetit dhe autoriteteve ruse që drejtojnë arkipelagun.

‘Sjellja e dy burrave është shumë e keqe’, ka thënë Danila Dudarev, zëvendës ministre për gjuetinë dhe pyjet në Curili.
‘Njerëzit janë në kërkim të filmimeve spektakolare për ti ndarë në rrjetet sociale, pa menduar për dëmin e madh që i shkaktojnë kafshëve. Arinjtë, nëse nuk i provokon, nuk janë agresivë, ndërsa është e mundur që kafsha herë tjetër të sulmojë një person në bodin e një motorslite, sepse atij i mbetet kujtimi i frikës’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siberiamn Times raporton edhe për disa komente indinjuese të përdoruesve rus në rrjetet sociale. Dënimi është unanim:’Kjo tregon që njerëzit janë më egërsira se kafshët’, thuhet në një nga komentet./BW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?