VIDEO/ SHBA, pesë ekzemplarë peshkaqenësh balena rrethojnë një barkë në Florida

Jacob Campoamor po peshkonte me familjen e tij në brigjet e Anna Maria Island, në Florida, kur ka parë një tufë peshkaqenësh balena që notonin rreth barkës.

Bëhet fjalë për specien e peshkaqenit më të madh në botë, me një gjatësi mesatare dhjetë metra dhe një peshë 9 ton. ‘Ishin vërtetë të mëdhenj- ka deklaruar peshkatari- aq sa e kalonin gjatësinë e barkës tonë tetë metra’. Pavarësisht përmasave, peshkaqeni balenë nuk është i rrezikshëm për njeriun pasi ai ushqehet me plancton.

Kjo tufë ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve të Mote Marine Laboratory të Sarasota, që shpresojnë ti rigjejnë këto ekzemplarë dhe ti implantojnë çipa për ti ndjekur në lëvizjet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas drejtorit të qendrës së kërkimit për peshkaqenët Bob Hueter: ‘është thelbësore të kuptojmë sjelljen e këtyre specieve të rralla në mënyrë të tillë që të kujdesemi për të mbrojtur ekzistencën e tyre’.

Swiss Digital Mobile Reklama
Rare Whale Sharks Spotted off Florida's West Coast

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?